Britanikët shijojnë ditët e fundit me diell, teksa një pjesë e vendit zhytet nën ujë

Evropë

Britanikët shijojnë ditët e fundit me diell, teksa një pjesë e vendit zhytet nën ujë

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 17:39
Britania

Në Britaninë e Madhe duket se koha është “çmendur”.

Teksa në Londër dhe rrethinat e saj temperaturat janë mbi 29 gradë celcius, pjesa tjetër e vendit është zhytur nën ujë.

Stuhitë e mëdha kanë bërë që shumë rrugë të jenë të pakalueshme.

Mbrëmjen e djeshme u anullua edhe ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Mançester Sitit dhe Gladbah pasi stadiumi ishte shndërruar në liqen.

Por londinezët shijojnë ditët e fundit të ngrohta duke bërë banjo dielli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat