Masa të rrepta sigurie në Mynih, po afrohet festa më e famshme e birrës

Evropë

Masa të rrepta sigurie në Mynih, po afrohet festa më e famshme e birrës

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 09:41
Ilustrim

“Oktoberfest” është festa më e famshme e birrës në botë. Këtë vit, kjo festë do të mbahet nën masa të rrepta sigurie. Sipas mediave ndërkombëtare, ndalimi i çantave të shpinës, kontrollet e sigurisë në të gjitha pikat hyrëse dhe ngritja e gardheve, janë vetëm disa prej masave të njoftuara nga organizatorët e festivalit në Mynih.

Çdo vit, rreth 6 milionë turistë shkojnë në Gjermani për të parë nga afër “Oktoberfest”. Gjithashtu ky eveniment është i shumëpritur edhe për banorët, të cilët mbushin rrugët me pantallonat e fundet tipike bavareze. Festivali i këtij viti do të zhvillohet nga 17 shtatori deri në 3 tetor.

Mediat gjermane shkruajnë se bavarezët janë në gjendje alarmi pasi grupi xhihadist i Shtetit Islamik mori përsipër 2 sulme në muajin korrik, atë në një tren pranë Wuerzburg dhe në një koncert në Ansbah ku azilkërkuesit plagosën 20 persona. Pasigurinë e qytetarëve në rajon e shtoi edhe më shumë vrasja e 9 personave në një qendër tregtare të Mynihut, nga një 18-vjeçar gjermano-iranian.

Si pasojë, për policinë gjermane survejimet shtesë nuk do të fokusohen vetëm tek sulmet e mëdha por edhe tek krimet e vogla. Qyteti ka shtuar numrin e kamerierëve nga 250 që ishin vitin e kaluar në 450 dhe ka ngritur një gardh prej hekuri 2 metra të lartë rreth Theresienwiese, zona ku mbahet “Oktoberfest”, për t’u siguruar që askush të mos shmangë kontrollet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat