Ligji i eutanazisë/ Belgjikë, shënohet rasti i parë i vdekjes së një fëmije

Evropë

Ligji i eutanazisë/ Belgjikë, shënohet rasti i parë i vdekjes së një fëmije

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 22:19
Ilustrim

Një i mitur është bërë fëmija i parë në Belgjikë që ka aplikuar të drejtën për të vdekur, ose siç njihet ndryshe, eutanazi, që prej miratimit të këtij ligji në vitin 2014.

Një zyrtar belg tha se vetëvrasja kishte ndodhur javën e kaluar e asistuar nga mjeku. Fëmija identiteti dhe mosha e të cilit nuk bëhen të ditura, vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe për këtë kishte kërkuar eutanazinë.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që ne, si shoqëri, të japim mundësi për ata njerëz që të vendosin për veten e tyre se në ç’mënyrë të përballen me këtë situatë,” tha Gucht, një mbështetës i ligjit të eutanazisë.

Wim Distelmans, Kreu i Komitetit Kombëtar për Vdekjet e Lehtësuara, tha se për fat të mirë pak fëmijë kanë kërkuar eutanazinë, por “kjo nuk do të thotë që ne duhet t’u mohojmë atyre të drejtën e një vdekje të denjë”, shtoi ai.

Belgjika e ka miratuar ligjin në vitin 2002, por dy vjet më vonë, në 2014 ajo ndryshoi rregulloren, duke lejuar vdekjen e lehtësuar edhe për fëmijët në kushte të pashpresa mjekësore. Ajo është i vetmi vend në botë që lejon eutanazinë për të miturit e të gjitha moshave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat