Refugjatja Merkel!

Evropë

Refugjatja Merkel!

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 16:31
Angela Merkel

“Jemi të gjithë berlinezë”. Gjermanët e mërzitur tashmë nga Merkel më në fund u rebeluan,

Partia e Merkelit pësoi një goditje të rëndë me humbjen në kryeqytetin gjerman. Në fakt ky nuk është një rebelim vetëm ndaj Merkelit por ndaj gjithë liderëve të Europës.

Është fuqia e demokracisë që ngrihet kundër fuqisë së miopëve.

Kundër francezit Hollande dhe kundër zonjës “Ashpërsi”.

Ndoshta në shumë vende europiane nuk e njohin mirë, por gjermanët e njohin dhe dinë ta përdorin si duhet demokracinë dhe fuqinë e votës.

Kur një qeveri nuk bind më qytetarët, në demokraci ekziston mundësia për ta ndërruar atë qeveri, mjafton një votë, më thjesht se kaq nuk bëhet.

Nuk ka nevojë për drama, lojëra pallatesh, gjyqtarë apo mashtrime.

Thjesht një votë.

Votuesit nuk janë të pandërgjegjshëm, të papërgjegjshëm apo mund të mashtrohen lehtësisht.

Në Gjermani, falë Zotit, vota është ende e shenjtë.

Dhe kjo votë mund t’i japë fund qeverisjes shumëvjeçare të Angela Merkel.

Linja e saj për ekonominë, Europën dhe emigrimin nuk bind më, ose më saktë ka kohë që nuk bind.

Besimi ndaj saj në dy vitet e fundit ka rënë nga 80 përqind në 52 përqind.

Në Gjermani këto shifra flasin qartë: disfata për të është shumë afër.

Njerëzit kanë dëshirë të ndryshojnë dhe kanë nevojë për përgjigje të reja. Kanë nevojë të kthejnë faqe dhe të ndëshkojnë liderët e tyre që nuk po i dëgjojnë më.

Nëse Merkel është në telashe, partia e saj është edhe më keq.

CDU nuk qeveris më asnjë prej 10 qyteteve të mëdha gjermane.

Është shenja që kësaj klase drejtuese i ka kaluar koha. Ndoshta ngaqë ka qeverisur shumë dhe nuk ka më ide të reja, ose i ka shumë të vakëta.

Në Berlin CDU mori një goditje të fortë nga e cila vështirë se do të rimëkëmbet.

Horizonti politik gjerman duket kështu gjithmonë e më i komplikuar.

Për CDU dhe Merkel, e cila tashmë është një refugjate në qeverinë gjermane./Nga Salvatore Tramontano, Il Giornale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat