Gjermania myslimane? Fqinji im gjerman ka frikë…?

Evropë

Gjermania myslimane? Fqinji im gjerman ka frikë…?

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 12:09
ilustrim

Kaq shumë refugjatë të besimit mysliman i kanë trembur gjermanët. Të huajt nuk janë fenomen i ri për Gjermaninë, por kësaj here di?ka ka ndryshuar në vend. Lindita Arapi me një blog mbi "German Fear".

„Ndjehem i huaj në vendin tim, më kupton ?’dua të them?“ Fjalët disi me një tis hidhërimi të fqinjit tim gjerman, më erdhën befas. Sapo ishim përshëndetur para një dyqani këpucësh në qendrën e blerjes së lagjes sonë, Bad Goderberg. Unë nuk e di pse hodha sytë përreth, sikur doja të sigurohesha nëse isha ende në Gjermani apo jo. Menjëherë përballë, ulur në një stol rrethor, shoh tre gra të veshura me nixhab, nga mbuloja e zezë mund të dalloje vetëm sytë e errët, dhjetë metra më tej dy vajza të reja me shami koke rregulluar me stil, veshur me xhinse të ngushta dhe bluza deri në gju, nga pas u vinte një grup adoleshentesh me hot-pants dhe kanatiere të shkurtra. Burka me rrjetën para syve nuk dukej gjëkundi. ?

„Kjo është Gjermania sot “, i ktheva përgjigje fqinjit e bindur se ai nuk do mbetej i kënaqur, gjë, që u kuptua qartë nga përshëndetja e tij ironike, „Mirupafshim sërish në Arabinë e vogël Saudite“. Pasi u ndamë, vendosa të ecja sy-hapur e të dalloja të huajt në rrugën kryesore të lagjes sime, përfshirë edhe mua. Vërtet ?do dhjetë metra -të huaj, gjermanët sikur ishin rralluar. Në rrugë kishte turq, arabë, apo refugjatë të sapoardhur që i dalloje nga xhupat e lehtë, në një kohë që gjermanët kishin kohë që dilnin me mëngë të shkurtra. ?

Të huajt përcaktonin fytyrën e rrugës. Ka pasur një kohë në Gjermani, në vitet 60-të, kur turqit që jetonin në Gjermani si „gastarbeiter“ vërtet duheshin për punë, por jo për të ndryshuar imazhin e rrugëve gjermane me pamjen e tyre. Kështu e kujton me kritikë revista gjermane e sindikatave, „verdi“, qëndrimin fillestar të gjermanëve ndaj të huajve. Tani nixhabi, hixhabi, per?ja apo shamija e kokës janë kthyer në normalitet në rrugët gjermane. Normalitet që nuk shqetëson askënd, apo normalitet që turbullohet nga incidenti më i vogël që mban vulën e të huajve??

Di?ka ka ndryshuar në Gjermani kohët e fundit. Di?ka që nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me anën materiale, sepse realisht e sipas statistikave gjermanët mund të gëzohen për miliardat e tatimeve që rrjedhin në arkat e shtetit, mund të gëzohen që kanë punë, që shteti social nuk e braktis gati kurrë individin, që kriza e euros u ka sjellë më shumë favore, që prestigji i vendit në botë është rritur, pra gjermanët i kanë sot punët më mirë se kurrë ndonjëherë në historinë e pas luftës. Ata kanë më shumë, madje në korrik, zunë vendin e katërt në botë për nivelin më të mirë të jetesës, sipas një studimi të Boston Consulting Group, shkurt mund të quhen të përkëdhelurit e fatit - e megjithkëto „German Angst“ (frika gjermane) - atributi i famshëm që iu mvishet gjermanëve - është sot më e madhe se kurrë ndonjëherë.?

„Frika e bën të ndodhur, atë që nuk ka ndodhur akoma“?

Di?ka nuk shkon këtu! Që vala e refugjatëve ka ndikuar në shtimin e frikës dhe pasigurisë, kjo dihet tanimë në Gjermani. Por frika - kjo ndjenjë subjektive gërryese, motra ziliqare e sigurisë, që nuk do ta lerë atë të flejë e qetë, është edhe absurde. Kur lexon humoristin e famshëm gjerman, Wilhelm Busch e kupton mirë këtë absurditet: „Frika bën të ndodhur, atë që nuk ka ndodhur akoma“. ?

Fqinji im ka frikë: Frikë që mbesat e tij do të detyrohen të veshin pantallona të gjata në verë, se me minifunde apo hot-pants do të pickohen nga meshkuj arabë, që të mësuar të shohin vetëm femra të mbuluara në të zezë, ndizen sapo shohin këmbë lakuriq femre, frikë se në perëndim të jetës, një ditë, kur të hapë radion për të dëgjuar lajmet nuk do të përshëndetet me „Guten Morgen“, por „Merhaba“, frikë se në klasën e nipit të tij, është që tani më i lartë numri i të huajve se gjermanëve, frikë se mësuesja e edukuar me tolerancë, qorton nipin e tij, pse ha mëngjes në sy të shokut maroken që agjëron, e nipi do tëndjehet i huaj në klasën e tij, frikë se nëse radikalët e djathtë do të shtojnë sulmet ndaj myslimanëve, këtado të kundërpërgjigjen, e fqinji im që ndodhet në mes, si i paanshëm, mund të shkojë kot për dhjam qeni. Frikë se do të vijë një ditë dhe….Gjermania nuk do të jetë më gjermane.?

Marrëzia e kontrollit??

Para pak ditësh Universiteti i Bochumit publikoi një studim me përfundimin se gjermanët kanë një fobi sigurie. Nga kjo lloj fobie përfiton jo vetëm politika, populistët e dinë mirë këtë, por edhe rritësit e qenve, që shënojnë rekorde të shitjes aktualisht. „Ne e dimë prej vitesh se German Angst ka të bëjë me sa duket me atë që gjermanët kanë marrëzinë e kontrollit“, thotë profesori i Universitetit të Bochumit, Thomas Feltes. A është pikërisht kjo thembra e Akilit, që i bën të trazohen gjermanët, se po u rrëshqet duarsh vendi i tyre, me këta miliona refugjatë që vijnë nga një kulturë tjetër, se nuk do ta kenë më situatën nën kontroll në vendin e tyre, sepse u mungon aksesi i plotë në këta ishuj kulturorë - që ligjin ua dikton besimi dhe jo shteti? Irrituese. Gjermanët që sigurohen për ?do gjë e kundrejt ?do rreziku, përballen tani me një situatë që nuk ia dinë përgjigjen ende. ?

Tani, kur shumë vetë mendojnë se kaq shumë myslimanë të rinj po e ndryshojnë Gjermaninë, kur koncepti „multikulturalizëm“ ka humbur magjinë e zor se shërben më si një urë lidhëse për të gjithë, kur ende nuk ka një koncept të ri që ta zëvendësojë e të shërbejë si zamkë për shoqërinë e së ardhmes, - ku qytetarët e një besimi tjetër, ata myslimanë, nuk do të jenë në një numër të vogël, dhe do të shtrojnë pretendimet e tyre - frika e ka marrë situatën dorë. Ajo do të vazhdojë të ekzistojë, derisa sa shoqëria të ketë gjetur një përgjigje të qartë për këtë sfidë kulturore. E atë nuk e zbusin as fjalët e kancelares Merkel në Bundestag, se „Gjermania do të mbetet gjermane, me gjith?ka është e dashur dhe e shtrenjtë për ne.“ ?

Fqinji im gjerman ka vërtet frikë, por edhe unë nuk ndjehem më mirë.../dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat