Gjermani: Arrestohet një pjesëtar i dyshuar i IS-it në Dyseldorf

Evropë

Gjermani: Arrestohet një pjesëtar i dyshuar i IS-it në Dyseldorf

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 17:17
Ilustrim

Zyra e prokurorisë federale e Gjermanisë thotë se një shtetas gjerman është arrestuar në aeroportin e Dyseldorfit, pas kthimit të tij nga Turqia, i dyshuar se është pjesëtar i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Kjo zyrë ka njoftuar sot se personi 22 vjeçar është i akzuar se ka shkuar në Siri, në gusht të vitit 2015, për tu anëtarësuar në radhët e Shtetit islamik.

Ai është i dyshuar se ka pasur stërvitje se si të përdoret armatimi në një kamp trajnues dhe se kishte një pushkë automatike dhe granata dore për t’i përdorë në betejë eventuale.

Ky individ, po ashtu, është i dyshuar se i ka pyetur njerëzit në Gjermani për të udhëtuar në territoret nën kontrollin e IS-it në Irak dhe Siri, për anëtarësim në grupin ekstremist.

Në deklaratën e Zyrës së prokurorisë federale gjermane thuhet se i dyshuari ishte larguar nga Siria dhe dimrin e kaluar kishte shkuar në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat