Për shkak të dhunës, zviceranët pranojnë të përgjohen

Evropë

Për shkak të dhunës, zviceranët pranojnë të përgjohen

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 10:23
Ilustrim

Zviceranët me 65.5 për qind të votave, sipas rezultateve përfundimtare të së dielës, mbështetën një ligj të ri mbi përgjimet, i cili është parë si një fitore e Qeverisë, e cila thotë se nga dhuna në rritje në botë shërbimet sekrete duhet të kenë më shumë fuqi.

Për këto masa u deklaruan shumica në të gjitha 26 kantonet dhe gjysmë kantonet në vend, pavarësisht nga fakti se kundërshtarët e iniciativës kanë shprehur shqetësimin se ligji mund të çojë në shkelje të lirive civile. Dhe, sipas mbështetësve të iniciativës, masat e reja do të ndihmojnë për të mbrojtur qytetarët nga kërcënimet terroriste, shkruajnë mediat e huaja.

Deri më tani policia dhe shërbimet e inteligjencës zvicerane kishte kompetenca të kufizuara në krahasim me vendet e tjera perëndimore. Përgjimi i telefonit dhe monitorimi i e-mailit ishin të ndaluar më parë, pavarësisht nga rrethanat.

Megjithatë, ligji i ri do të ndryshojë. Qeveria zvicerane thotë se qëllimi i referendumit është për të krijuar një sistem që do të mbledhë të dhëna, të ngjashme me atë të zhvilluar nga Agjencia amerikane e Sigurisë (NSA), aktivitetet e së cilës dy vjet më parë ishin demaskuar nga ish-punonjësi i saj, Edward Snowden.

“Nuk bëhet fjalë për për përgjimin e të gjithëve. Por, ka të bëjë me shërbimet e inteligjencës që duhet të bëjnë punën e tyre”, tha për RTS deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokristiane, Yannick Boutin,

Ministri i Mbrojtjes, Guy Parmelen, argumenton se sistemi zviceran nuk mund të krahasohet me sistemin e sigurimeve të tjera amerikane, apo të atyre vendeve, të cilat janë duke luftuar për të gjetur ekuilibrin e duhur në mes të privatësisë dhe sigurisë”.

Sipas ligjit të ri, përgjimi i telefonit dhe monitorimi i komunikimeve elektronike do të zbatohet vetëm me miratimin e Gjykatës Federale, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat