Berlini kërkon kthimin e refugjatëve në Greqi

Evropë

Berlini kërkon kthimin e refugjatëve në Greqi

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 10:53
Refugjatë

Gjermania ka kërkuar rifillimin e zbatimit të ligjeve të BE dhe kthimin e refugjatëve në Greqi.

Agjencia AFP e lajmeve njoftoi se Thomas de Maiziere, ministri i brendshëm i Gjermanisë, deklaroi se vendi i tij është i interesuar për ta vendosur përsëri në zbatim konventën e Dublinit dhe këtë çështje do të paraqesë në një takim me ministrat e brendshëm të vendeve anëtare të BE dhe do të bisedojë më gjerësisht rreth kësaj çështje.

Ai shtoi se Gjermania është e shqetësuar për reagimet serioze të Greqisë dhe gjithashtu për numrin e madh të emigrantëve të cilët kanë hyrë në Greqi si vijën e parë kufitare të Bashkimit Evropian.

Ministri i brendshëm i Gjermanisë ka theksuar zbatimin e zotimeve të Berlinit për pranimin e numrit të caktuar të emigrantëve të cilët gjatë vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016, kanë hyrë në Greqi dhe Itali.

Sipas konventës së Dublinit, përgjegjësia e emigrantëve bie vendin e parë në të cilin hyjnë ata.

Sipas neneve të kësaj konvente, emigrantët në rast se arrijnë në një vend tjetër anëtar të BE, para se të merret për shqyrtim dokumentacioni dhe kërkesa e tyre për azil, duhet të kthehen në vendin e parë në të cilin kanë hyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat