Paralajmërohen arrestime të reja në Turqi

Evropë

Paralajmërohen arrestime të reja në Turqi

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 12:36
Ilustrim

Autoritetet turke dhanë sot urdhër për arrestimin e 166 personave mes të cilëve përfaqësues të policisë në kuadër të operacionit të ri pas tentimit për puç.

Hetimet fillimisht ishin të fokusuar në drejtoritë policore në Stamboll, por pastaj u përhapën në 35 provinca, ndërsa caku janë personat që kanë përdorur aplikacionin për dërgimin e porosive në telefona celularë të njohur si Bajlok, raporton AA.

Nga mesi i korrikut kur edhe ishte tentimi për puç janë arrestuar rreth 32.000 njerëz të cilët presin gjykimin, ndërsa mbi 100.000 të punësuar në sektorinë publik janë suspenduar nga puna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat