Gjermania dhe Zvicra i përforcojnë patrullat kufitare

Evropë

Gjermania dhe Zvicra i përforcojnë patrullat kufitare

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 09:52
Ilustrim

Gjermania dhe Zvicra kanë përforcuar patrullat e tyre kufitare që të pengojnë emigrantët të udhëtojnë në veri, duke i shkelur rregullat e Bashkimit Evropian për azil, lajmëruan mediumet gjermane.

Zvicra është shndërruar në vend tranzit për  emigrantët, të cilët e kalojnë Detin Mesdhe, arrijnë në Itali dhe dëshirojnë të vazhdojnë për në Gjermani dhe në shtetet skandinave.

Ministria gjermane e Punëve të Brendshme kumtoi se policia nga janari deri në gusht të këtij viti ka regjistruar rreth 4.500 kalime të paligjshme të kufirit nga ana e Zvicrës.

Ministria kumtoi se të dy vendet do të kenë një bashkëpunim më të ngushtë që ta pengojnë kalimin e paligjshëm të personave në Gjermani dhe do t’i kthejnë ata që tashmë kanë hyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat