Arrestohet i riu që dha alarm të rrejshëm në Aeroportin e Londrës

Evropë

Arrestohet i riu që dha alarm të rrejshëm në Aeroportin e Londrës

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 18:18
Ilustrim

Një 25 vjeçar është arrestuar për shkak të alarmit të rrejshëm pas së cilit pasoi evakuimi i aeroportit të Londrës të premten që shkoi, shkruan BBC.

Ai është arrestuar të shtunën me akuzën se ka përdorur “substancë të rrezikshme e cila mund të shkaktojë dëme serioze”, por më pastaj është liruar me kaucion.

Aeroporti i Londrës të premten është evakuuar për shkak të aktivizimit të alarmit kundër zjarrit që ka shkaktuar problem shëndetësore.

Dy persona janë dërguar në spital ndërsa 25 kanë marrë ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes.

Gjatë kohës së alarmit që ka përfunduar pas disa orësh të gjitha fluturimet janë ndërprerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat