Francezët nuk e duan presidentin Hollande

Evropë

Francezët nuk e duan presidentin Hollande

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 21:16
Francois Hollande

Presidentin francez, Francois Hollande, arrin një tjetër rekord të jopopullaritetit duke regjistruar vetëm katër përqind të pëlqimeve sipas një sondazhi të zhvilluar nga “Cevipof” dhe të publikuar nga e përditshmja “Le Monde”.

François Hollande është presidenti më jopopullor në historinë e Republikës V franceze që prej vitit 1958.

Ai e theu këtë rekord që në vitin 2013 kur shënoi vetëm 20 për qind të pëlqimeve duke kaluar 22 për qind të përlqimeve që kishte regjistruar François Mitterrand në vitin 1991 në fund të mandatit të tij të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat