Rusia sulmohet nga hakerat, zbulohen sekretet e ndihmësit të lartë të Putinit

Evropë

Rusia sulmohet nga hakerat, zbulohen sekretet e ndihmësit të lartë të Putinit

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 13:23
Vladimir Putin

\\Një grup hakerash ukrainas që e quajnë vete “Cyber Hunta” kanë publikuar më shumë se një gigabajt  me email-e dhe materiale të tjera nga zyra e një prej ndihmësve të lartë Vladimir Putin, Vladislav Surkov.

Këto materiale kanë treguar gjurmët e Rusisë në të gjitha lëvizjet separatiste në Ukrainë, shkruan “NBC News”.

Ndërkohë Kremlini ka mohuar marrëdhënien me separatistët, por emailet përshkruajnë me hollësi të madhe sesi Rusia ka kontrolluar pothuajse çdo detaj të përpjekjeve separatiste në rajonet ruso-folëse të Ukrainës, trasmeton syri.net.

Dhe ndryshe nga sulmet kibernetike të Komitetit Demokratik amerikan, hakerat ukrainas kanë depërtuar thellë në zyrën e presidentit rus.

"Kjo është një cështje serioze," tha Maks Czuperski, kreu i Këshillit Atlantik të kërkimeve dixhitalo- ligjore. “Këto emale do kontrollohen një për një dhe do merrën masat e nevojshme për cdo shkelje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat