Alarmohet Serbia, ishte planifikuar atentat ndaj Aleksandar Vuçiqit

Evropë

Alarmohet Serbia, ishte planifikuar atentat ndaj Aleksandar Vuçiqit

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 22:27
ilustrim

Armët e gjetura pranë shtëpisë së kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ishin të mjaftueshme për të shkatërruar një autokolonë, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq.

Sipas informacioneve të fundit që vinë nga mediat serbe, informata për kapjen e armeve kishe ardhur nga një qytetar, i cili e ka informuar policinë se në atë zonë ka parë diçka të dyshimtë.

Fillimisht ishte raportuar se armët janë kapur në një veturë të blinduar të fshehur në pyll, vetëm 50 metra larg rrugës që shpie te shtëpi e babait të kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Por ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq ka sqaruar se armët janë gjetur të vendosura në kuti speciale, që mundësojnë ruajtjen e tyre në gjendje të mirë, me mundësi përdorimi në çdo kohë.  

Ai tha se e janë gjetur shumë granata dore, një sasi të madhe të municionit për pushkë automatike, një snajper dhe raketahedhës.

Stefanoviç ka thënë se armët e gjetura janë shumë të rrezikshme dhe ka kërkuar nga shërbimet e sigurisë për të dalë me informacione të sakta në lidhje me gjetjen e armëve.

Ai sqaroi se armët janë gjetur në pyll pranë rrugës, në të cilën vetura e kryeministrit kur kyçet, lëviz me shpejtësi shumë të vogël.

Prokuroria ka urdhëruar hetim të hollësishëm, për të analizuar ADN-ën e kampionëve të marrë nga provat e gjetura në veturë dhe në armë.

Ndryshe zyrtarët serbë nuk kanë dhënë ende deklaratë se në atë vend ishte përgatit atentat ndaj kryeministrit të Serbisë, por nga shpjegimet e dhëna për media nga ministri i Brendshëm serb, le të kuptohet se çdo gjë kishte të bënte me përgatitjen e një atentati ndaj Aleksandar Vuçiqit.  

Ndryshe, vite më parë në Serbi është vrarë kryeministri i këtij vendi Zoran Gjingjiq dhe përgjegjës për vrasjen e tij konsiderohen njësia “Beretat e kuqe”, njësit që është përgjegjës për kryerjen e shumë krimeve në Kosovë dhe Bosnje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat