Turqia dërgon mbi 850 mijë euro ndihmë për përmbytjet në Shkup

Evropë

Turqia dërgon mbi 850 mijë euro ndihmë për përmbytjet në Shkup

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 21:35
Ilustrim

Institucione të ndryshme në Republikën e Turqisë kanë ofruar donacione dhe lloje të ndryshme të ndihmës humanitare të tyre, shpërndarë për qytetarët e goditur nga përmbytjet që ndodhën më 6-7 gusht të vitit 2016 në Shkup dhe rrethinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjysmëhëna e Kuqe Turke përfundoi punën e saj tremujore në terren dhe në bashkëpunim me organizatat joqeveritare turke në Maqedoni dhe Kryqin e Kuq koordinuan shpërndarjen e ndihmës humanitare. Nga Gjysmëhëna Kuqe e Turqisë, institucionit të Kryqit të Kuq të Maqedonisë i është dërguar donacion me vlerë të përgjithshme prej 9.370 euro, i përbërë nga lopata, kazmë, karroca dore, çizme, etj.

Nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) është ofruar ndihmë me vlerë të përgjithshme prej 21.500 euro, duke u ndarë 400 pako me ushqim dhe mjete higjienike, dhe 70 familjeve u është ndarë teknikë e bardhë.

Ndihma e ndarë nga ana e Shoqatës së Biznesmenëve dhe Industrialistëve Turq (MUSIAD) me pako ushqimesh dhe mjete higjienike për 1000 familje është në vlerë prej 15.000 euro.

Mes datës 11 – 22 gusht të vitit 2016 nga ana e qytetit të Stambollit është dërguar ekip prej 38 personave të cilët punuan në terren duke shfrytëzuar pajisjet e tyre siç janë pompat e ujit, pompat për heqjen e baltës, si dhe pajisje të tjera teknike kundër zjarrit.

Nga ana tjetër ndanë edhe materiale siç janë karrocat, kazma, lopate, çizme, njëkohësisht kuzhina mobile jepte shërbime. Nga rajonet e dëmtuara janë thithur 930.500 litra ujë, është pastruar rruga në gjatësi prej 4.750 metrave, janë pastruar 32

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat