Arrestohet një sirian në Berlin për planifikim të sulmeve terroriste

Evropë

Arrestohet një sirian në Berlin për planifikim të sulmeve terroriste

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 22:02
Foto

Një sirianë është arrestuar në Berlin, pasi dyshohej se merrte udhëzime nga i ashtuquajturi Shteti Islam, për të kryer sulme terroriste në Gjermani.

Arrestimin e tij e ka bërë të ditur Zyra e Federale  Prokurorisë Gjermane.

Policia tha se i arrestuari, të cilin prokuroria e ka identifikuar si 27-vjeçari Ashraf Al-T, ka jetuar në Gjermani që nga viti i kaluar dhe u arrestua në një apartament në Schoeneberg të Berlinit.

Policia gjermane ka rritur masat e sigurisë pas sulmeve terroriste që janë kryer në këtë shtet dhe në shtet tjera evropiane. Deri më tani janë arrestuar disa sirianë për planifikim të sulmeve terroriste.

Gjermania është njëri nga shtetet perëndimore që ka pranuar mesë shumti refugjatë nga Iraku dhe Siria

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat