Ministri i jashtëm gjerman do të vizitojë Ankaranë, ja për çfarë pritet të flasë

Evropë

Ministri i jashtëm gjerman do të vizitojë Ankaranë, ja për çfarë pritet të flasë

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 16:56
Frank-Ualter Steinmeier

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank-Ualter Steinmeier ka njoftuar se do të vizitojë Turqinë javën e ardhshme dhe shtoi se kjo gjë është e rëndësishme, pas ngjarjeve që kanë ndodhur në Turqi. Kulmi arriti më 15 korrik, datë kur në Turqi ndodhi edhe grushti i dështuar i shtetit.

Steinmerier tha se do të ikë në Turqi jo për të thelluar akoma më tej krizën që ekziston në raportet mes Berlinit dhe Ankarasë, por për të afruar Turqinë drejt Bashkimit Evropian. “Unë nuk iki në Ankara për të thelluar krizën aktuale që ekziston mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë. Po iki në Turqi për faktin se atje ka ende njerëz që e duan BE-në dhe se nuk mund të braktisim këtë vend”, tha numri një i diplomacisë gjermane.

Frank-Ualter Steinmeier përsëriti se Turqia nuk duhet ta kthejë dënimin me vdekje, i cili është shumë i ashpër dhe shkel të drejtat e njeriut. Ai tha se Berlini do të vazhdojë të mbështesë Ankaranë, që kjo e fundit të ketë ligje sa më të mira dhe shtet të së drejtës. “Ne duam raporte të mira me Turqinë, duke pasur si synim që politika në Ankara të jetë sa më qytetare”, theksoi Steinmeier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat