Serbi: Në një depo ushtarake ka mungesë të armatimit dhe municionit

Evropë

Serbi: Në një depo ushtarake ka mungesë të armatimit dhe municionit

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 18:41
Ilustrim

Ministria e mbrojtjes e Serbisë thotë se një duzinë e armatimit, pushkëve atuomatike dhe municionit, po mungojnë në një depo ushtarake në kryeqytetin Beograd.

Në njoftimin e sotëm, mëtutje thuhet se zhdukja e armatimit nga një kazermë në Beograd, është vërejtur gjatë një kontrolli të rregullt.

Për këtë rast po zhvillohen hetime, ndërsa zyrtarët nuk kanë thënë se kur është zbuluar kjo mungesë dhe sa gjatë armët mungojnë, raporton agjencia AP.

Policia e Serbisë dje ka raportuar se janë arrestuar 10 persona të dyshuar për trafikim të armatimit dhe për konfiskim të armatimit, përfshirë raketahedhës, mina anti-tanke dhe armatim automatik.

Kontrabandimi i armatimit në Ballkan ka lulëzuar pas luftërave të viteve të 90-ta.

Disa armatime të përdorura në sulmet terroriste në Paris, vitin e kaluar, e kishin origjinën nga Ballkani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat