Zyrtare: Angela Merkel garon për herë të katërt për kancelare

Evropë

Zyrtare: Angela Merkel garon për herë të katërt për kancelare

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 14:03
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë sot se do të garojë edhe për një mandat tjetër, të katërtin, si kancelare gjermane, njoftojnë burime nga partia e saj konservatore.

Merkel, e cila është 62-vjeçare, pritet që edhe formalisht të njoftojë sot pasdite për synimin që ka për të kandiduar përsëri për kancelare gjermane, në zyrat qendrore të Unionit Kristian Demokrat.

Zgjedhjet e përgjithshme pritet të mbahet në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Merkel ka pësuar humbje turpëruese në zgjedhjet rajonale këtë vit, ndërsa popullariteti i saj ka rënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat