Në shkurt zviceranët vendosin përmes referendumit për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë për brezin e tretë

Evropë

Në shkurt zviceranët vendosin përmes referendumit për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë për brezin e tretë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 nëntor 2016 Në ora: 13:18
Ilustrim

Në shkurt 2017 zviceranët do votojnë për lehtësimin ose jo të marrjes së nënshtetësisë për gjeneratën e tretë, shkruan 20min.ch.

Edhe pse përpara kësaj date zviceranët do votojnë përmes referendumeve edhe amendamente tjera, të martën është prezantuar Komiteti-Po, që argumenton se gjenerata e tretë duhet të ketë lehtësimi për marrjen e nënshtetësisë zvicerane, njofton botasot.info. Fjalën e fundit do e thotë populli zviceran në shkurt 2017 më anë të referendumit mbarëpopullor.

Forcat parlamentarë zvicerane SP, FDP, CVP, BDP, GLP, të Gjelbërit dhe EVP kanë filluar thirrjen e përbashkët me titull - “Zvicra duhet të njohë fëmijët e saj.”

Vetëm ndër 25 vjet

Siç keni pasur mundësi të lexoni më parë edhe në gazetën kombëtare Bota sot, përfituesit e këtij ligji, gjithmonë nëse aprovohet, do jenë personat që kanë më pak se 25 vjet dhe që sëpaku njëri nga katër gjyshërit ka qenë i lindur në Zvicër ose që ka pasur leje qëndrimi.

Iniciativa kundërshtohet nga populistët e SVP, që e ka quajtur paushal emërtimin e tyre si “Fëmijët e Zvicrës”.

Nga ky ligj nuk përfitojnë në masë të madhe shqiptarët, pasi shumica e tyre janë pjesë e brezit të dytë./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat