Turqi: Arrestohet 235 persona, përfshirë politikanë të rëndësishëm

Evropë

Turqi: Arrestohet 235 persona, përfshirë politikanë të rëndësishëm

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 13:33
Turqi

Të paktën 235 persona janë arrestuar sot nëpër Turqi, nën akuzat për terrorizëm, pas sulmit me bomba të shtunën afër një stadiumi në Stamboll.

Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se zyrtarët nga Partia Demokratike e Popullit (HDP), janë arrestuar nën dyshimin se i takojnë apo se kanë prodhuar propagandë për Partinë e Punëtorëve Kurdistan (PKK), e cila është parti e shpallur si e jashtëligjshme në Turqi.

Kryetari i HDP-së në Ankaraj, Ibrahim Binici dhe kryetari i saj në Stamboll, Aysel Guzel, janë në mesin e të arrestuarve, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”.

Lajmi për arrestimin e tyre vjen pas dy shpërthimeve që lanë të vrarë 44 persona të shtunën në Stamboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat