Kazakistan: Presidenti i amnistoi dhjetëra mijëra të burgosur

Evropë

Kazakistan: Presidenti i amnistoi dhjetëra mijëra të burgosur

Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 18:51
Ilustrim

Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, i ka amnistuar dhjetëra mijëra persona të burgosur në këtë vend.

Para se ta nënshkruante legjislacionin për amnisti, Nazarbaev tha sot se me këtë akt do të përfshihen afro 28 mijë të burgosur.

Prej këtij numri, 1,500 vetë do të lirohen, 80% e tyre me kusht, ndërsa dënimet e të tjerëve do të reduktohen.

Këtë amnesti ai e propozoi në fund të muajit nëntor, për ta shënuar 25 vjetorin e pavarësisë së Kazakistanit, që shënohet më 16 dhjetor. Ky legjislacion është miratuar në parlament në fillim të muajit dhjetor.

Nazarbaevi tha se Kazakistani i kishte tetë amnisti masive për të burgosurit, prej pavarësisë në vitin 1991.

Afro 36 mijë vetë aktualisht gjenden në burgjet e Kazakistanit ose janë në pritje të vendimit të gjykatave.

Kazakistani i ka 17 milionë banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat