Sulmi në xhaminë në Cyrih, autori gjendet i vdekur?

Evropë

Sulmi në xhaminë në Cyrih, autori gjendet i vdekur?

Nga: BOTA SOT Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 18:52
Pamje nga vendngjarja

(E plotësuar) - Një njeri sulmoi në një xhami një Cyrih dhe hapi zjarr mbi njerëzit që ishin duke u lutur të hënën në mbrëmje, duke plagosur tre persona, tha policia.

Dy nga tre burra - të moshës 30, 35 dhe 56 vjeç - u plagosën rëndë, tha policia e qytetit, përcjell Bota sot.

I dyshuari, një burrë rreth moshës 30 vjeç sipas dëshmitarëve, ka ikur nga xhamia dhe është ende në arrati.

Policia tha se një trup është gjetur aty pranë, por nuk mund të komentojnë ndonjë lidhje me të shtënat, derisa hetimet janë ende në proces.

Policia tha se ata kishin mbledhur prova brenda ndërtesës dhe nuk mund të komentojë më tej mbi motivin ose sfondin e të dyshuarit. Ai ishte i veshur me rroba të errëta dhe një kapak leshi të errët, tha policia.

***

Tre të plagosur në Qendrën Islamike në Cyrih, sulmuesi në arrati

Tre vetë u plagosën nga të shtënat në një qendër islame në Cyrih qendror të hënën, raportoi gazeta Blick.

Policia në Cyrih ka konfirmuar se disa njerëz ishin lënduar në afërsi të qendrës islamike, por nuk dha më shumë detaje.

Mediat zvicerane raportojnë se policia kishte rrethuar zonën. Gazeta 20 Minuten tha se një i dyshuar është në arrati, pas incidentit në afërsi të stacionit të trenit në kryeqytetin financiar të Zvicrës.

Nuk dihet nëse të plagosurit kanë lidhje me Qendrën Islame. Ndërkohë policia ka bllokuar rrugën në vendin e krimit./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat