Sumi në Berlin: Policia dyshon se ishte ‘sulm terrorist’

Evropë

Sumi në Berlin: Policia dyshon se ishte ‘sulm terrorist’

Nga: G.B Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 08:33
Pamje nga sulmi në Berlin

Policia gjermane po heton një "sulm të mundshëm terrorist" pasi një njeri ka lëruar me një kamion në një treg të Krishtlindjeve në zemër të Berlinit, duke vrarë 12 njerëz dhe duke plagosur 48 të tjerë, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Shoferi është një refugjat afgan apo pakistani, sipas burimeve të sigurisë të cituara nga agjencia e lajmeve DPA.

Ai thuhet se mbërriti në Gjermani në shkurt si refugjat.

E përditshmja Tagesspiegel tha njeriu ishte i njohur për policinë për krime të vogla, por jo lidhje terroriste.

“Të gjitha hetimet policore për një sulm terrorist në Breitscheidplatz janë duke përparuar me kujdes të veçantë”, ka njoftuar policia gjermane.

Ata më tej kanë evituar një gjakderdhje tjetër të një sulmi terrorist disa orë më vonë, por që ministri i brendshëm Thomas de Maiziere ka treguar për televizionin ARD se “shumë gjëra çojnë në vetëm një pikë”./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat