Flet familja e të dyshuarit për sulmin në Berlin, i lutet atij të dorëzohet në polici

Evropë

Flet familja e të dyshuarit për sulmin në Berlin, i lutet atij të dorëzohet në polici

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 15:59
Anis Amri

Familja e të dyshuarit kryesor për sulmin në Berlin, i ka bërë thirrje atij që të dorëzohet në polici.

Anis Amri, 24-vjeçar nga Tunizia, mbetet ende në arrati, tri ditë pasi e shtypi me kamion turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, duke vrarë 12 persona dhe lënduar 49 të tjerë.

Raportohet se përveç ID-s që iu gjet në kabinën e kamionit para një dite, tani janë gjetur edhe shenjat e gishtërinjve të tij në derën e kamionit.

Tani, vëllai i tij, Abdelkader Amri, ka thënë se Anisi më shumë gjasë ishte radikalizuar derisa po e kryente dënimin me burg në Itali, pasi që ishte kapur duke ia vënë flaken një shkolle atje.

“I lutem atij [Anisit] që të dorëzohet në polici. Nëse dëshmohet se ai është i përfshirë në sulm, ne largohemi nga ai,” ka thënë ai për AP.

Ai ka thënë se nëse vëllai i tij është fajtor për sulmin, atëherë ia meriton dënimin.

“Nëse është fajtor, atëherë e meriton çdo ndëshkim. Ne nuk e pranojmë terrorizmin dhe terroristët – ne nuk merremi me terroristë,” ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat