Sulmi terrorist në Stamboll, 46 persona ende nën mjekim

Evropë

Sulmi terrorist në Stamboll, 46 persona ende nën mjekim

Më: 2 janar 2017 Në ora: 11:12
Ilustrim

Vazhdon mjekimi për 46 personat që u plagosën në sulmin terrorist të ndodhur në një klub nate në Ortakoy të Stambollit.

Sipas informacioneve të marra nga Prefektura e Stambollit mjekimi i të plagosurve është duke u bërë në spitale të ndryshme të këtij qyteti.

Ndërkohë që të plagosurit lehtë pas marrjes së mjekimit të nevojshëm kanë lënë spitalet, 46 persona ende gjenden nën kujdesin mjekësor.

Në sulmin terrorist të ndodhur në orët e para të këtij viti në një klub nate në Ortakoy të Stambollit, të paktën 39 persona humbën jetën dhe 65 të tjerë mbetën të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat