Kujdes/ Brenda lokalit ku ndodhi masakra në Turqi

Evropë

Kujdes/ Brenda lokalit ku ndodhi masakra në Turqi

Më: 2 janar 2017 Në ora: 14:53
Pamje nga lokali ku ndodhi sulmi në Turqi

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotot e para, brenda klubit ku ndodhi sulmi terrorist në Stamboll të Turqisë.

Foto janë bërë vetëm disa minuta pas sulmit, ende pa ardhur policia. Në foto duken organe të shpërndara në dysheme, apo dhe njerëz të vdekur sipër njëri-tjetrit.

Grupi militant, Shteti Islamik, mori përsipër përgjegjësinë për sulmin e natës së Vitit të Ri, që la pas vetes 39 të vrarë. Në një deklaratë grupi ha se “një ushtar i kalifatit” e ka kryer sulmin.

Sulmi filloi në orët e hershme të së dielës kur një person i armatosur qëlloi dhe vrau një oficer policie dhe një civil jashtë klubit Reina para se të hynte brenda.

Mbi 600 veta ishin në klub në atë kohë dhe disa prej tyre u hodhën në ujërat e ngushticës së Bosforit për t’u shpëtuar plumbave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat