Bozdag: Janë arrestuar 18 të dyshuar për sulmin në Izmir

Evropë

Bozdag: Janë arrestuar 18 të dyshuar për sulmin në Izmir

Më: 6 janar 2017 Në ora: 14:09
Ministri i Drejtësisë të Republikës së Turqisë, Bekir Bozdag

Ministri i Drejtësisë të Republikës së Turqisë, Bekir Bozdag deklaroi sot në Izmir se janë arrestuar 18 të dyshuar në lidhje me sulmin e djeshëm terrorist në Izmir.

“Hetimet janë duke vazhduar në të gjitha drejtimet. Sipas informacionit të marrë nga Prokuroria, 18 persona janë arrestuar. Është verifikuar identiteti i terroristëve, megjithatë, nuk mund t’i publikojmë për shkak të hetimeve të mëtejshme”, tha Bozdag.

Menjëherë pas sulmeve të djeshme nga liria u privuan dy të dyshuar, ndërsa operacionet kanë vazhduar gjatë gjithë natës dhe në mëngjes.

Siç mëson AA nga burime të afërta me policinë, terroristët si një nga mënyrat për t’u fshehur në bazë të përshkrimit, përdorin veshje të ndryshme në mënyrë që veshin disa xhaketa dhe xhemperë me ngjyra të ndryshme, të cilat më pas në intervale të ndryshme kohore i heqin.

Në qytetin perëndimor turk të Izmirit, të enjten rreth orës 16:00 sipas kohës lokale, ndodhi një sulm terrorist në afërsi të ndërtesës së gjykatës në këtë qytet. Nga shpërthimi i makinës bombë jetën e humbën dy persona dhe u plagosën pesë të tjerë. Policia ka neutralizuar dy terroristët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat