Johnson: Londra do të jetë e para në radhë për marrëveshje tregtare me Trumpin

Evropë

Johnson: Londra do të jetë e para në radhë për marrëveshje tregtare me Trumpin

Më: 10 janar 2017 Në ora: 19:06
Boris Johnson

Britania e Madhe është e para në radhë për një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën drejtimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, deklaroi sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson pas takimit me këshilltarët e presidentit të zgjedhur dhe me politikanët e tjerë amerikanë në Nju Jork dhe Uashington.

Johnson shkruajti në Twitter se pati një vizitë të shkëlqyer në SHBA si dhe diskutime me vlerë me anëtarë të lartë të ekipit të Donald Trump.

“Ne jemi kontribuesi numër dy për mbrojtje në NATO. Ne jemi partneri kryesor i Amerikës për sigurinë globale dhe, natyrisht, ne jemi mbështetës të fortë të tregtisë së lirë”, tha ai në një videomesazh të postuar në internet nga media britanike.

“Ne dëgjojmë se jemi të parë në radhë për një marrëveshje të madhe të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Pra, do të jetë një vit shumë emocionues për të dy vendet tona”, përfundoi Johnson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat