Sulm në Turqi: Vriten 3 policë, plagosen 9 të tjerë

Evropë

Sulm në Turqi: Vriten 3 policë, plagosen 9 të tjerë

Më: 16 janar 2017 Në ora: 16:38

Tre policë turq janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur kur një autobus kalimtar policor u godit nga një minë në skaj të rrugës në provincën juglindore kryesisht kurdë, Diyarbakir, njoftojnë burimet e sigurisë.

Mina u detonua teksa autobusi që po barte policë të njësisë speciale kaloi nëpër këtë zonë afër kampusit të Universitetit “Dicle”, njoftojnë burimet e sigurisë.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, kanë shtuar burimet.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat