Të paktën pesë persona janë plagosur nga një shpërthim që ndodhi sot në një ndërtesë trekatëshe në lindje të Londrës.
Shpërthimi ndodhi pas orës 17:00 sipas kohës lokale. Policia ka njoftuar se dy persona janë dërguar në emergjencë, ndërsa një person po ashtu ka kërkuar ndihmë mjekësore, raportoi gazeta britanike "Daily Telegraph".
Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan atë.
Ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe ambulancat mjekësore vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e shpërthimit, kurse qarkullimi është ndaluar në zonën pranë shpërthimit.