Merr detyrën ministri i ri i Jashtëm gjerman

Evropë

Merr detyrën ministri i ri i Jashtëm gjerman

Më: 27 janar 2017 Në ora: 19:34
Ministri i ri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel

Ministri i ri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, tha se Evropa, partneriteti transatlantik me Shtetet e Bashkuara dhe multikulturalizmi do të mbeten vlera thelbësore të politikës së jashtme gjermane.

Në një fjalim për diplomatët në Berlin, pasi mori detyrën nga Frank-Walter Steinmeier, Gabriel tha se lëvizjet populiste kanë shfrytëzuar frikat e njerëzve me premtime për prioritete të reja kombëtare.

Ai tha se do të ishte "gabim i madh" lëvizja e politikës në atë drejtim.

Gabriel tha se Gjermania duhet të reagojë me vetëbesim ndaj ndryshimeve politike që po ndodhin në SHBA, nën presidentin amerikan, Donald Trump.

Ai tha se do të takojë të zgjedhurin e Trumpit për Sekretar të Shtetit, Rex Tillerson, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Emërimi i Tillersonit pritet të miratohet nga Senati javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat