Turqia arreston 980 të dyshuar për terrorizëm për shtatë ditë

Evropë

Turqia arreston 980 të dyshuar për terrorizëm për shtatë ditë

Më: 30 janar 2017 Në ora: 21:38
Ilustrim

Më shumë se 980 të dyshuar për terrorizëm janë ndaluar në Turqi në shtatë ditët e kaluara. Ministria e Punëve të Brendshme në Turqi njoftoi se 625 prej tyre dyshohet se janë pjesëtarë të rrjetit të Fethullah Gülen.

328 të tjerët mendohet se kanë lidhje me Partinë e Punës të Kurdistani dhe 26 të dyshuarit e fundit thuhet të jenë militantë të Shtetit Islamik në Irak dhe Levant.

2.286 emigrantë të parregullt janë arrestuar gjatë javëve të fundit në Turqi nën akuzat e ngjashme për terrorizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat