1100 forca policore arrestojnë 16 persona të dyshuar për terrorizëm në Gjermani

Evropë

1100 forca policore arrestojnë 16 persona të dyshuar për terrorizëm në Gjermani

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 shkurt 2017 Në ora: 09:50
Policia gjermane gjatë aksionit

Në mëngjesin e sotëm janë kryer operacione anti-terror në 54 vendbanime - mes tyre edhe xhami, shkruan Der Spiegel. Mes të arrestuarve është një tunizian.

Më shumë se njëmijë forca gjermane në orët e para të mëngjesit kanë kryer arrestime të disa personave të dyshuar për lidhje me terrorzmin. Mes tyre është edhe një 36 vjeçar tunizian, i cili, sipas Prokurorisë së Frankfurtit kishte planifikuar një sulm terrorist, përcjell botasot.info. Prej gushtit 2015 ai ka qenë anëtar aktiv i ISIS.

Prokuroria nuk ka zbuluar metodën e sulmit, por ka arritur të zbulojë rrjetin e 36 vjeçarit në Gjermani. Deri tani janë arrestuar 16 persona të moshave 16 deri 46 vjeç.

Bastisjet janë kryer në qytete si Frankfurt, Offenbach, Darmstadt si dhe shumë rajone të tyre. Operacioni ka “shkatërruar një rrjet selefistësh” tha ministri i brendshëm i Hessen, Peter Beuth. Për deteja tjera pritet një konferencë shtypi gjatë mesditës./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat