Parlamenti mbështet Mayn për hapjen e bisedimeve të Brexit

Evropë

Parlamenti mbështet Mayn për hapjen e bisedimeve të Brexit

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 11:21
Parlamenti

Ligjvënësit britanikë kanë mbështetur planin e kryeministres britanike, Theresa May për të filluar bisedimet zyrtare të Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, pasi shumica e parlamentit votoi në favor të legjislacionit të Brexit.

Dhoma e Komuneve prej 650 anëtarësh, Dhoma e Ulët e parlamentit, mbështeti ligjin me 498 vota pro dhe 114 kundër, pas një debati dyditor, duke hequr pengesën e parë që legjislacioni të hapë rrugën për Brexit.

May ka premtuar të aktivizojë dy vitet e negociatave në bazë të nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, që lejon një komb të largohet nga BE-ja, deri në fund të muajit mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat