Kremlini kërkon falje pas intervistës së Trump: A mund të cilësohet vrasës Vladimir Putini?

Evropë

Kremlini kërkon falje pas intervistës së Trump: A mund të cilësohet vrasës Vladimir Putini?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 shkurt 2017 Në ora: 21:13
Presidenti rus, Vladimir Putin

A lejohet presidenti rus Vladimir Putin të cilësohet si  “Killer” (“vrasës), siç bëri presidenti amerikan Donald Trump gjatë intervistës me moderatorin e “Fox News”, Bill O’Reilly në intervistën e së shtunës?

“Megjithatë ai është një vrasës. Putin është një vrasës,” u tha qartë gjatë emisionit.

"Het!" (Jo!) tha Kremlini gjatë konferencës për shtyp të hënën rreth vërtetësisë së akuzave të hedhura nga gazetarët amerikanë.

“Ne besojmë se fjalët e reporterit të Fox News janë të papranueshme dhe ofenduese,” tha zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov. “Do duhet të kërkohet falje ndaj presidentit.”

Shumë ekspertë për gazetën gjermane Bild, si britaniku Kyle W. Orton, nuk e cilësojnë si kontraverse emërtimin e Putinit si vrasës duke pasur parasysh ndërhyrjet në Siri dhe vrasjen e shumë kundërshtarëve politikë dhe aktivistëve si Anna Politkovskaja,  Farid Babajev, Magomed Jevlojev, avokati Stanislav Markelov dhe gazetarja Anastasija Baburova, aktivistja Sarema Sadulajeva dhe burri i saj si dhe ish agjentin e KGB, Alexander Litvinenko./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat