Dalja e Britanisë nga BE, nuk sjell regjim më të mirë

Evropë

Dalja e Britanisë nga BE, nuk sjell regjim më të mirë

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 21:52
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryeministri francez, Bernard Cazeneuve

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryeministri francez, Bernard Cazeneuve kanë përjashtuar faktin që Londra të mund të negociojë një marrëdhënie me Bashkimin Evropian që do të ishte më avantazhuese se ajo që ekziston mes vendeve të ndryshme të BE-së, në përfundim të një takimi në Bruksel.

“Ne kemi rënë dakord në një pikë, që regjimi që do të ofrohet një ditë në Britaninë e Madhe nuk do të jetë një regjim gjithashtu më i dobishëm si ai që karakterizon shtetin e të drejtës dhe të së vërtetës së shteteve anëtare të BE-së”, theksoi Jean-Claude Juncker.

Kryeministri francez, Bernard Cazeneuve  mbështeti të njëjtën linjë, për negociata në të ardhmen me Londrën. “Të sigurosh që interesat e Bashkimit Evropian të jenë të mbrojtura dhe se një shtet që del nga BE nuk mund të përfitojë një regjim më të mirë, se ai që ekziston mes shteteve anëtare. Para se të parashikosh se si do të jetë marrëdhënia e ardhshme mes Britanisë dhe 27 vendeve të BE-së, duhet të diskutosh për kushte në të cilat është bërë dalja”, theksoi Cazeneuve.

Kryemistrja britanike, Theresa May premtoi se do të nis zyrtarisht procedura e divorcit me BE-në para fundit të muajit mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat