Operacione të policisë në Gjermani për xhihadistët

Evropë

Operacione të policisë në Gjermani për xhihadistët

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 11:23
Policia gjermane gjatë një aksioni të mëhershëm

Prokuroria gjermane bën të ditur se sot janë ndërmarr disa aksione nëpër banesa dhe objekte tjera në Gjermaninë Perëndimore në kuadër të hetimeve për dy persona të dyshuar se përkrahin AL-Nusran, organizatë kjo e lidhur me Al-Kaidën në Siri.

Operacione të ngjashme sipas prokurorisë gjermane janë ndërmarr edhe në Britani. 

“Besohet se dy të dyshuarit disa vjet kanë mbështetur grupin terrorist Al-Nusra”, thuhet në deklaratë, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat