Gjermania po përgatit një përshpejtim të dëbimit të migrantëve

Evropë

Gjermania po përgatit një përshpejtim të dëbimit të migrantëve

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 14:33
Migrantë

Gjermania, që ka pritur më shumë se një milion migrantë që prej vitit 2015, kërkon të përshpejtojë dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar nëpërmjet një plani masash në diskutim, në sfondin e kundërshtimeve përsa i përket kthimeve drejt Afganistanit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kritikuar në kampin e saj për hapjen e vendit për më shumë se një milion azilkërkues në vitin 2015 dhe 2016, do të diskutojë në mbrëmje me përfaqësuesit e shteteve rajonale për një plan prej 16 masash që parashikojnë rritjen e numrit të dëbimeve.

Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, u shpreh në mëngjes, për më shumë përpjekje të përbashkëta mes shtetit federal dhe shteteve rajonale, pasi këto të fundit janë kompetente përsa i përket dëbimeve.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për deportimet në kufi dhe dëbimet sepse numri i azilkërkuesve po rritet”, nënvizoi ai për televizionin gjerman duke siguruar se numri i kërkesave për të qendruar në Gjermani ishte rritur gjithashtu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat