Në Evropë miliona fëmijë kërcënohen nga varfëria dhe izolimi social

Evropë

Në Evropë miliona fëmijë kërcënohen nga varfëria dhe izolimi social

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 20:41
Ilustrim

Më shumë se 26 milionë fëmijë dhe adoleshentë në Evropë kërcënohen nga varfëria ose izolimi social.

Një nga pasojat më të rënda të kësaj gjendjeje është mungesa e arsimimit, që prek 1 doleshent europian në 5, të cilit i mohohet mundësia për të ndërtuar një të ardhme të pasur me mundësi dhe shanse.

Të dhënat janë publikuar në raportin me temë “Mposhtja e varfërisë arsimore deri në fëmijën e fundit”, i hartuar nga organizata “Save the Children”.

Sipas raportit, i prezantuar këtë të premte, kuota mesatare e të miturve që preken nga ky fenomen në nivel europian është 28 për qind.

Ndërsa ndër vendet me përqindjen më të lartë të fëmijëve që i përkasin kësaj kategorie në Europë rezulton Italia, me 32 për qind.

Në vlerësimin e hartuesve të dokumentit, arsimi i mohuar përbën një nga aspektet më shkatërrues të varfërisë fëmijënore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat