Fotografi fiton çmim me fotografinë e ambasadorit të vrarë rus

Evropë

Fotografi fiton çmim me fotografinë e ambasadorit të vrarë rus

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 12:48
Pamje kur sulmuesi vrau ambasadorin rus Andrey Karlov

Fotografi i Associated Press, Burhan Ozbilici, ka fituar çmimin për fotografinë më të mirë në konkursin e “World Press Photo” (Fotografia më e mirë e shtypit).

Ozbilici është vlerësuar për fotografinë që kishte shkrepur në momentin kur ishte vrarë në Turqi, ambasadori rus Andrey Karlov.

“E kisha shumë të vështirë ta bëja këtë fotografi, ishte shumë e rrezikshme por në të njëjtën kohë kam kuptuar se ajo ishte një histori shumë e rëndësishme”, ka thënë Ozbilici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat