Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në resortin e skive në Tignes, në Alpet franceze. Numri i viktimave, për fat të keq pritet të rritet.
Ndërkohë sipas mediave vendase, 9 turistë të tjerë janë përfshirë nga masivi i borës, që goditi një rrëpirë jashtë pistës së rrëshqitjes.
Emmanuel Dubost i policisë lokal ka thënë se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë dy helikopterë, përveç forcave të policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të zonës malore.
Deri tani dy persona janë nxjerrë të gjallë deri më tani, ndërsa 3 persona rezultojnë të zhdukur, sipas burimeve nga vendngjarja. Orteku që ra prej një lartësie 400 metrash ka ndodhur në resortin e ndodhur në 2 100 metra nga niveli i detit, në një seksion jashtë pistës së skive në Tignes, një vend turistik pranë kufirit me Italinë e që preferohet shumë nga turistët britanikë.