Detaje nga fatkeqësia që ndodhi në Alpet franceze

Evropë

Detaje nga fatkeqësia që ndodhi në Alpet franceze

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 18:21
Ilustrim

Të paktën katër persona kanë vdekur nga një ortek në vendpushimin e skive të Tignes në jug-lindje të Francës, thonë ekipet e shpëtimit, shkruan BBC.

Grupi i skiatorëve, përfshirë edhe një udhëzues me përvojë, u goditë nga një ortek gjerësia e të cilit thuhet se ishte 400 metra.

Identiteti i tyre nuk është ende i qartë, por është thënë se janë dy djem adoleshentë, të moshës 18 dhe 15 vjeçare.

Kërkimet ende janë duke vazhduar për të gjithë të kapurit në këtë fatkeqësi.

Megjitahtë, raportimet e mëparshme që sugjeronin se ishin nëntë persona në grup, ishin të pasakta, ka thënë policia lokale për BBC.

Pesë të tjertë që ishin në eskurzion nuk ishin me grupin kur orteku i goditi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat