Ballkanizimi i Europës: Populisti danez kërkon ndryshimin e kufijve me Gjermaninë

Evropë

Ballkanizimi i Europës: Populisti danez kërkon ndryshimin e kufijve me Gjermaninë

Nga: Fitim Dika Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 19:02
Soren Espersen

Është normale shfaqja e problemeve kufitare mes shteteve ballkanike, megjithatë rishikim të kufijve tani kërkojnë edhe partitë populiste austriake dhe daneze në Itali dhe Gjermani respektivisht, andaj shpesh flitet për “ballkanizim të Europës.”

Lojërat e kufijve janë të rrezikshme duke shkaktuar dy Luftëra Botërore në shekullin e 20. Kufijtë gjermanë u definuan në 1949 në veri, jug, perëndim, ndërsa kufiri lindor u definua në 1990 me rrëzimin e BRSS. Prej atëherë me krijimin e zonës Shengen kurrë nuk ishin shfaqur pretendime territoriale, por me aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe rritjen e ndikimit të forcave të ekstremit të djathtë, i ka ndryshuar përqasjet shkruan "Die Welt".

Zëvendës shefi i populistëve danezë Soren Espersen (DF), ka kërkuar zhvendosjen e kufirit verior me Gjermaninë. Konkretisht ai kërkesën do e parashtrojë përpara parlamentit për një “Danimarkë deri në Eider.”

Kthimi në mesjetë

Kjo kërkesë mbështetet në mesjetë, 1206. Siç dihet nga historia në 811 nuk kishte as Gjermani dhe as Danimarkë, por erdhi deri të negocimi i perandorit Karli i Madh dhe mbretit viking, Hemming mbi një ishull të lumit Eider. Diku ku sot ndodhet vendi gjerman Rendsburg. Ata u morrën vesh për kufirin.

Por kjo do ndryshonte së shpejti, pasi mbreti gjerman Heinrich I arriti të kolonizojë pjesën veriore në Schlei, 935, sot në perëndim të qytetit Schleswig.  90 vjet më vonë mbreti danez do merrte si çifligje zonën mes Eider dhe Schlei, ku vendi kryesor i këtij territori ishte qyteti Schleswig.

Nga shekulli i 11 deri në kohën e Napoleonit, ky territor njihej si kufiri jugor i Danimarkës, por pas Kongresit të Vjenës (1814)  dhe betejave gjermano-daneze për këtë zonë (1864), kjo pjesë i mbeti Gjermanisë. Ishte koha kur nacionalizmi do pësonte ngritje.

Kufiri do kishte disa ndryshime të vogla gjatë kohës së luftërave botërore për të përfunduar përgjithmonë në 1949. Por jo, pasi politikani Soren Espersen ka rishfaqur përsëri tezat e së kaluarës: atë të ndryshimit të kufijve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat