Gjermani: Migrantët u sulmuan nga 10 herë në ditë, çdo ditë

Evropë

Gjermani: Migrantët u sulmuan nga 10 herë në ditë, çdo ditë

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 17:18
Sulme zjarri në strehimore të përdorura nga azilkërkuesve janë të zakonshme në Gjermani

Afër 10 sulme në ditë janë bërë ndaj migrantëve në Gjermani, çdo ditë në vitin 2016, ka njoftuar ministria e punëve të Brendshme.

Prej sulmeve janë lënduar 560 persona, përfshirë 43 fëmijë.

Tre të katërtat e sulmeve kanë ndodhur brenda zonave ku janë të akomoduar migrantët, ndërsa rreth 1000 sulme janë bërë nëpër banesa kolektive, njofton BBC.

Vendimi i kancelares gjermane, Angela Merkel, që të hapë kufijtë për të akomoduar njerëzit që iknin nga konflikti dhe dhuna ka polarizuar vendin dhe rritur krimin.

Gjermania po ka shumë probleme në akumulimin e kërkesave për azil ndërsa shqetësimet janë rritur për ndonjë sulm eventual terrorist.

Këto shifra nga ministria gjermane u dhanë si përgjigje në një pyetje parlamentar për ministrinë.

Nuk ka krahasime me vitet tjera, pasi këto lloj krimesh, si kategori e ndarë, filluan të numërohen vetëm në vitin 2016.

Në deklaratën e ministrisë së punëve të Brendshme thuhet se ministria e dënon këtë dhunë.

“Njerëzit që kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kërkojnë strehim e mbrojtje në Gjermani kanë të drejtë të kenë një strehë të sigurt”, thuhet, pos tjerash, në deklaratë.

Deputetja nga Partia e Majtë, Ulla Jelpke, tha se qeveria ishte fokusuar në sulmet që mund t’i shkaktojnë migrantët, derisa kërcënimi i vërtetë janë e Djathta Ekstreme.

“Nazistët janë duke kërcënuar refugjatë dhe rrjedhimisht edhe demokracinë tonë”, pohoi ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat