Sulmi në Berlin/ Autori kishte 14 identitete, ja çfarë thonë klientët e drogës

Evropë

Sulmi në Berlin/ Autori kishte 14 identitete, ja çfarë thonë klientët e drogës

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 07:29
Anis Amri, autori i sulmit të Berlinit

Anis Amri, autori i sulmit të Berlinit, kishte 14 identitete të ndryshme dhe ishte nën fenerët e agjentëve të inteligjencës gjermane, thane hetuesit italianë.

Shpërndante drogë, ishte i sjellshëm dhe fliste mirë italisht. Kështu e përshkruajnë 5 studentë Anis Amri, numrat e te cileve u gjetën në celularin e tunizianit që vrau 12 veta dhe plagosi mbi 50 të tjerë me kamion në tregun e krishtlindjeve në kryeqytetin.

Gjithashtu edhe prejardhja e tij islamike ishte e njohur, po aq sa edhe fakti që punonte si shpërndarës droge për të gjithë turistët e rinj që vizitonin Berlinin.

Në korrik të 2016, tuniziani ishte bërë protagonist i një sherri mes shpërndarësve të drogës në një park publik të kryeqytetit gjerman. Më 30 korrik e ndalojnë autoritetet vendase në një autobus me destinacion Zvicrën, por që Amri paraqitet me identitet fals italian.

Pas dy ditësh burg, Amri lirohet pasi Tunizia nuk i përgjigjet në kohë thirrjes për ekstradim të tij.

Më 21 shtator shërbimet sekrete pushuan së kërkuari Ami, duke mos e konsideruar më një kërcënim terrorist. Amri u vra rastësisht nga policia ne Milano, dy ditë pas kryerjes së sulmit pasi kishte hyrë në Itali me tren nga Franca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat