Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të zhvillojë takim me kandidatin francez për president, Emmanuel Macron, më 16 mars.
Një takim me kancelaren e superfuqisë ekonomike do të ndikonte në rritjen e imazhit të 39-vjeçarit që po kandidon për president të Francës.
Macron të martën kishte takuar kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.
Zëdhënësi i Qeverisë gjermane ka thënë sot se stafi i kancelares Merkel dhe ai i Macronit po diskutojnë rreth datave të mundshme të mbajtjes së takimit.
Sipas sondazheve të deritanishme, Macron është favorit për të fituar në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundër ekstremistes së djathtë, Marine Le Pen dhe konservatorit Francois Fillon.