Alarm për sulm terrorist, evakuohet një qendër tregtare në Gjermani

Evropë

Alarm për sulm terrorist, evakuohet një qendër tregtare në Gjermani

Nga: Bota Sot Më: 11 mars 2017 Në ora: 09:12
Pamje nga qendra tregtare

Policia në qytetin perëndimor gjerman të Essen ka urdhëruar mbylljen e një qendre tregtare në qendër të qytetit të shtunën për shkak të "indikacioneve konkrete në lidhje me një sulm të mundshëm".

"Gjendja aktuale e hetimeve tona tregon që kërcënimi ishte direkt në qendrën tregtare”, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se nuk mund të japë hollësi të mëtejshme në lidhje me natyrën e kërcënimit, raporton Reutesrs, përcjell Bota sot.

Gjermania është në gatishmëri të lartë pas sulmeve të mëdha radikale islamike në Francë dhe Belgjikë dhe pas një azilkërkues nga Tunizia sulmoi me një kamion në një treg të Krishtlindjeve në dhjetor, duke vrarë 12 persona./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat