Holanda, Austria e Zvicra ndalojnë tubimet turke

Evropë

Holanda, Austria e Zvicra ndalojnë tubimet turke

Më: 11 mars 2017 Në ora: 22:57
Tubimet masive

Disa vende evropiane kanë ndaluar tubimet masive të politikanëve turq, për të tërhequr mbështetje lidhur me referendumin kushtetues, që vendi do të mbajë në prill.

Serisë së anulimeve të nisura nga Gjermania, i janë bashkuar së fundmi edhe Holanda, Austria dhe Zvicra, të cilat kanë cituar shqetësimet lidhur me sigurinë si shkaqe për ndalimin e tubimeve.

Ndalimet e  fundit ndaj ministrave turq janë bërë nga Holanda, e cila sot nuk ka lejuar ministrat turq të marrin pjesë në takimet me qytetarët turq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat