Hahn kërkon bashkëpunim kundër tensioneve në Ballkanin Perëndimor

Evropë

Hahn kërkon bashkëpunim kundër tensioneve në Ballkanin Perëndimor

Më: 17 mars 2017 Në ora: 12:55
Komisari evropian për Zgjerim dhe Politika fqinjësore, Johanes Hahn

Komisari evropian për Zgjerim dhe Politika fqinjësore, Johanes Hahn ka vlerësuar se vetëm përmes forcimit të bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta, të cilat qytetarëve u sjellin efekte pozitive mund të veprohet kundër tensioneve në Ballkanin Perëndimor.

“Kundër tensioneve mund të veprohet vetëm përmes bashkëpunimit të forcuar, projekteve të përbashkëta, të cilat dërgojnë drejt asaj që për askënd nuk është më në interes që të kërcënojë të arriturat. Ky është edhe parimi në të cilin është i bazuar BE-ja”, ka thënë Hahn për Tanjug, pas takimit të kryeministrave të rajonit në Sarajevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat